Artisti nga Kosova bën mozaik fytyrën e mbretëreshës Elizabeth II, merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare

Artisti kosovar, Alkent Pozhegu pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II krijoi një mozaik të cilin ia kushtoi asaj.

Më datë 8 shtator të këtij viti Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare pasi mbretëroi për 70 vjet.

Për të nderuar figurën e saj artisti nga Kosova krijoi një mozaik të veçantë.

 

“Art Mozaik me drithëra. Mbretëresha e Anglisë ??. Alkenti!”, shkroi ai krahas imazhit të mozaikut.

Vepra e tij bëri jehonë tek mediat ndërkombëtare duke zënë vend në disa prej titujve të gazetave prestigjioze britanike.

 


Shtuar 16.09.2022 16:46