Artan Hoxha zbulon arsyen: Pse u deportua Plarent Dervishaj nga Dubai

Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë në Euronews Albania ku ka folur rreth sjelljes në Shqipëri të dy personazheve të krimit të cilët prej kohësh jetonin normalisht në Dubai.

Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj sipas gazetarit Hoxha nuk kanë ardhur në Shqipëri me masë ekstradimi, por janë deportuar nga Dubai pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit atje. Sipas Hoxhës ata janë konfliktuar me një tjetër personazh të grupeve kriminale në Shqipëri i cili ka bërë edhe kallëzimin te autoritetet në Dubai.

“Në fund të korrikut, ka patur një ndeshje boksi e cila është reklamuar shumë edhe në mediat shqiptare, e një boksieri shqiptar me një boksier të huaj. Kjo ndeshje është realizuar në një ambient në Duvbai ku ka patur një pjesëmarrje shumë të madhe të shqiptarëve mes tyre edhe personazhe të tilla që jetojnë atje. Në atë aktivitet janë përplasur shqiptar që kanë pasur probleme të mbartura. Bëhet fjalë për një personazh i cili është pjesë e grupeve të kryeqytetit i cili më parë ka pasur njohje me Plarent Dervishin dhe me Julian Meçen dhe më pas kanë pasur një konflikt me një pjesëtar tjetër të grupit. Mesa duket aty ka pasur përplasje fizike.

Autoritetet e Dubait kanë arritur ta konfirmojnë këtë se ndaj këtij qytetari, i cili më pas ka shkjuar e ka bërë kallëzim. Për shkak të këtij kallëzimi policia e Dubait ka bërë verifikimin me kamerat e sigurisë dhe ka rezultuar se denoncimi ka qenë i saktë. Ata kanë shkuar në vilën ku qëndronte Plaurent Dervishi dhe në fillim i kanë thënë që po e marrin që të mos ketë një goditje ndaj tij, gjithashtu i kanë bërë të qartë se ai ka shkelur rregullat e për këtë arsye ai do të riatdhesohej. Pra ai nuk ka ardhur me masë ekstradimi, ai dhe Julian Meçaj kanë ardhur sepse kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Dubai. Të dy kanë qenë me leje qëndrimi të rregullt në Dubai”,-tha Artan Hoxha.


Shtuar 20.08.2024 18:37