Artan Hoxha nxjerr pamjet e 50 serrave me kanabis, zbulon ku ndodhen (VIDEO)

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamjet e të paktën 50 serrave me kanabis. Hoxha duke folur në edicionin e lajmeve në ABC ka shpjeguar se investimi ka qenë marramendës me këtë sera pasi ishin me sistem hapje. Këto sera mbylleshin vetëm gjatë natës që të ruanin temperaturën  e tokës që ndihmonte në pjekjen më të shpejtë të bimës narkotike.

Gazetari ka shpjeguar mes të tjerash se pika ku ishin ndërtuar serat me kanabisi ishte në malësinë e Krujës në Arrameras, ndërsa ka shpjeguar se pronarët e këtyre serave kishin investuar edhe në bllokimin e valëve. Hoxha ka thënë se ka tentuar disa herë që të ngrejë dronin por ishte e pamundur.

“Janë 50 sera. Është identike si tek Narcosi. Pamjet janë nga lart. Investim i kushtueshëm. Çdo serë kishte 5 rreshta. Dhe e marrin më shpejt. Çdo serë ka 5 rreshta kanë gjetur vendin dhe kjo zonë është në Krujë. Është zonë pyjore dhe ka pemë halore dhe është në zonën e Krujës. Jam habitur edhe unë. Nuk do gjeje dot rrugën. Është grup kriminal. Kjo është kapur kjo zona këtu dhe është gjetur. Ne këtu na rrëzuan dronin dhe policia ka mundur ta gjejë. Por nuk është bërë publik dhe nuk e di pse. Kjo është sera e hapur. Sera mbyllej gjatë natës për të ruajtur nxehtësinë. “ tha Hoxha.


Shtuar 8.09.2021 13:39