Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” ka zbuluar se kush e menaxhon drogën në Shqipëri.
Hoxha është shprehur se kokainën e menaxhojnë të rinjtë që vishen me marka dhe reklamojnë luksin, ndërsa heroinën ata të vjetrit.
“Ka një ndarje këtu në fakt. Me heroinën dhe kokainën, merren grupe të ndryshme. Janë të ndarë. Me heroinën janë ata më të vjetrit. Janë grupe të vjetra, nuk reklamohen, nuk janë protagonist, por ruajnë më shumë kontakte, me Turqinë. Ata janë në Shijak, në Shijak e kanë bërë të parët, në Berat e Elbasan. Ndërsa ata që merren me kokainën, janë këta të rinjtë që jetojnë mes luksit, vishen me marka, dalin firmato dhe bëhen protagonistë,”, tha Hoxha./albeu.com