Artan Hoxha: DEA dhe antimafia italiane po hetojnë në Shqipëri për vrasjen e Ergys Dashit, policia jonë e ka të vështirë përballjen me krimin

Gazetari investigativ Artan Hoxha i cili prej disa ditësh ndodhet në Kolumbi, në një lidhje me Skype me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për situatën kriminale në Shqipëri, por edhe për grupet shqiptare që operojnë në qytetet kolumbiane.

Hoxha tha se policia shqiptare e ka thuajse të pamundur që të gjurmojë grupet kriminale shqiptare që operojnë në Europë apo dhe në Amerikën Latine.

Sipas tij aktualisht në Shqipëri është duke hetuar DEA dhe antimafia italiane, lidhur me vrasjen e 23 janarit në Guajakili të Kolumbisë ku u vra Ergys Dashi.

Xhokaxhi: Me gjithë kapjet e sasive të mëdha të kokainës që janë kapur në portin e Durrësit, do të duhej të kishte një lloj frenimi?

Hoxha: Për fat të keq autoritete tona janë ende shumë larg për tu përballur me organizata të tilla kriminale. Autoritet tona kanë treguar paaftësi për ti hetuar në territorin e Shqipërisë, e jo më për t’i hetuar dhe ndjekur në tre kontinente. Kjo gjë mund të arrihet me agjencitë e vendeve aleate dhe me shërbimet partnere. Di që aktualisht në operacionet që po bëhen në Shqipëri janë përfshirë DEA dhe antimafia italiane, të cilët janë duke hetuar me një konflikt mes grupeve kriminale që kanë lidhje me datën 23 janar me ngjarjen e Guajakilit që u vra Ergys Dashi, këto ngjarje kanë lidhje me vendet e origjinës ku vijnë krerët e grupeve kriminale. Policia Shqiptare me gjendjen në të cilën ndodhet, me situatën politike, pro dhe me rëndimin e krimit në Shqipëri që ka edhe lidhje me Amerikën Latine, më duket për fat të keq e vështirë që ne të përballemi me shanse të mëdha për të mposhtur këto organizata. Ne duhet të ndryshojmë se si të luftojnë narkotrafikun. Flasim për organizata kriminale qe e kanë buxhetin më të madh se Ministria e Brendshme.


Shtuar 8.09.2022 19:55