“Arsyeja e vdekjeve nga virusi është korrupsioni”, Basha – qeverisë: Ju jeni më vdekjeprurës së Covidi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra në foltoren e Kuvendit dhe ka fajësuar qeverinë për bilancet e Covid-19 në vendin tonë.

Basha tha se qeveria bën vetëm propagandë dhe se është me e rrezikshme se Covid-19.

“Kjo nuk është gjë tjetër veçse propagandë, gënjeshtër e ulët, akoma më keq nëse vjen nga sektori që foli parafolësja. Kush është përgjegjës sipas FMN që keni shkallën më të lartë të vdekjeve nga CVOIVD në Europë. Kush është përgjegjës që bëtë tendera sekretë, duke përdorur të dhëna të SHISH për të luftuar krimin. Vetëm që të vidhnit në kohën e pandemisë. Kush është përgjegjës që në kulmin e pandemisë kur sipërmarrjet u mbyllën dhe qindra familje nuk e morën ndihmën, pasi paratë vazhduan që t’iu paguheshin inceneratorëve. Kujt i shisni dëngla ju? Korrupsioni është arsyeje e vdekjeve të larta, ju jeni aleati i COVID, ju jeni si COVID dhe më vdekjeprurës se COVID.”, tha Basha.

Nuk ka munguar replika nga ana e qeverisë. Ka qenë ministrja Elisa Spiropali e cili i ka përmendur vettingun në politikë dhe bravat e ndërruara në zyrat e partisë.

“Zoti Basha kontrolloni gjuhën temperamentin nervin se nuk jemi në foltore këtu. Kontrolloni gjuhën që e keni lëshuar fare që  kur iu kanë lëshuar nervat. Hijet politike, kufomat politike apo non gratat s’mund të marrosin një popull të tërë e s’mund të ndalemi për punët që kemi për të kryer. Meqë e keni merak të posaçëm vettingun premtoni që do votoni për shtyrjen e afateve për vettingun.

Kur vjen puna te aksioni i vërtetë s’jua merrni mendjen ndërkombëtarëve e as i dëgjoni. Nuk është vettingu në politikë si bravat e dyerve të partive që i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin”, tha Spiropali.

Basha e replikoi duke i thënë: Tonin tim se përcakton dot as i pari i bandës tuaj e as ju  tjerët, dpni vetingun filloni nga vetja, shqiptarët s’janë budallenj, të vjedhësh 5 milion euro në dogana dhe të vini të na krekoseni këtu me veshje firmato… mos bërtit se do vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve, atje shko e bërtit.

Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj, shkaktarë të vdekjes jeni ju që i mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë dhe kur hapje derën e frigoriferit shtigje fytyrën e padronit tënd.

Jeni njësoj si COVID madje më vdekjeprurës, një qeveri kaq shpirtzezë që vazhdojnë vjedhjen edhe në pandemi e tërmet këtë se ka parë askush në Europë e Ballkan./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 12:03