Policia ka finaluziat një operacion ati-drogë në Lushnje dhe ka vënë në pranga një 39-vjeçar që shiste kokainë në doza të vogla, në zona të ndryshme të qytetit.
Gjithashtu janë vënë nën hetim 10 shtetas që blinin kokainën te personi i arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 900 000 lekë, 4 aparate celulare dhe 1 automjet.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/697508318589905
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv 5-mujor, operacioni policor i koduar “Start”.
Shiste lëndë narkotike kokainë në doza, në zona të ndryshme të Lushnjës, vihet në pranga 39-vjeçari.
Në hetim 10 shtetas të tjerë, të dyshuar blerës të këtyre dozave.
Sekuestrohen një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 4 celularë dhe 1 automjet.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në doza, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë iniciuar një procedim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, dhe pas një periudhe hetimore 5-mujore, me metoda proaktive, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Start”.
Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Lushnjë.
Bazuar në provat e siguruara si rezultat i hetimeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 30.01.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka rezultuar se 39-vjeçari shiste në zona të ndryshme të Lushnjës, lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. G., 26 vjeç, E. D., 25 vjeç, banues në Kolonjë, L. K., 32 vjeç, M. M., 40 vjeçe, banuese në Rrapëz, R. K., 19 vjeç, banues në Halilaj, A. H., 27 vjeç, banues në Pirrë, F. M., 32 vjeç, banues në Vajkan, A. M., 24 vjeç, banues në Gorre, L. P., 21 vjeç, banues në Bubullimë dhe A. Dh., 24 vjeç, banues në Verri, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se blinin doza të lëndës narkotike kokainë, që shiste shtetasi A. M.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 900 000 lekë, 4 aparate celulare dhe 1 automjet./albeu.com