Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë arrestuar ish-ambasadoren e Britanisë së Madhe në Myanmar, Vicky Bowman dhe bashkëshortin e saj.
Ajo është akuzuar për shkelje të rregullave të vizave dhe bashkëshorti i saj për ndihmën e saj për të qëndruar në Mianmar akuza që mund të rezultojnë në deri në pesë vjet burg.
Zonja Bowman shërbeu si ambasadore në Myanmar nga 2002-2006. Ajo është e martuar me Htein Lin, një artist burmez dhe ish i burgosur politik.
Ajo drejton Qendrën e Mianmarit për Biznesin e Përgjegjshëm, me qendër në Yangon.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar thotë se po i ofrojnë ndihmë konsullore asaj.
MCRB e përshkruan veten si “një nismë për të inkurajuar aktivitete të përgjegjshme biznesi në të gjithë Mianmarin”. Ai bashkëpunon me Institutin për të Drejtat e Njeriut dhe Biznesin (IHRB) – qëllimi i të cilit është “të bëjë respektimin e të drejtave të njeriut pjesë të biznesit të përditshëm”.