Arrestohet e dashura e Safet Bajrit, ja çfarë dyshohet

Policia ka arrestuar të dashurën e Safet Bajrit. Dyshohet se e dashura e Safet Bajrit është e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në Gusht të vitit 2018 në Shkodër.

Sipas raportimeve, e dyshuara me inicialet E.A., është pronare e një butiku në rrugën “Myslym Shyri”.

Gjykata e Posaçme mësohet se ka caktuar ndaj saj masën e arrestit më burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përpkrahje të autorit të krimit.

Mësohet se E.A., ndodhet në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.


Shtuar 13.03.2025 19:21