Arrestohet biznesmeni në Elbasan, çfarë u gjet brenda lokalit të tij?

Policia ka vënë në pranga një 38 vjeçar në Elbasan pasi brenda ambieteve të lokalit të tij janë gjetur lojëra fati.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një aparat celular që përdorej për vendosjen e lotove të sportit.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe ndëshkimin e atyre personave që ushtrojnë ketë veprimtari, gjatë kontrolleve në lagjen “Visarjon Xhuvani”, Elbasan, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë, në ambientet e lokalit të tij, shtetasin E. Z., 38 vjeç.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një aparat celular që përdorej për vendosjen e lotove të sportit. /albeu.com/

 


Shtuar 19.11.2021 11:08