Arrestohet 15-vjeçari në Pogradec, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare

Një 15 vjeçar është ndaluar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënies seksuale me një 12-vjeçare.

Njoftimi:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.