Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ata që e arrestuan Ilir Metën duhet të ishin para ligjit.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kryedemokrati u shpreh se ndaj atyre personave duhet të ishte hapur çështje penale dhe për këtë SPAK nuk e pengonte asgjë.
“Prokurori i Përgjithshëm që duhet të jetë kryesori në zbatimin e ligjshmërisë së vendit është kukull, ia kanë hequr të gjitha kompetencat. Ky tjetri thotë e arrestuan, keq ishte ajo që u bë. Po kush të pengoi ty të hapësh çështje penal ndaj atyre që i bënë Ilir Metës. Kush i pengoi?! Është ish president ai. Është nga ata studentë që në 1990 kërkoi pluralizimin. Ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti. Ça pengese kishe ti të vesh para ligjit ata që bënë atë. Ça pengese kanë për prokurorin që arrestoi në sallën e gjyqit avokatin e të pandehurit”, tha Berisha.
