Arrestimi i Metës, reagon Berisha: Tentativë për ta eliminuar politikisht

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha tha se arrestimi i Metës është politik me urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të presidentit Ilir Meta.

“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.


Shtuar 21.10.2024 13:39