“Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton”, Kurti reagon për vrasjen e Liridona Ademajt: Autorët të marrin dënimin maksimal

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë që goditi këtë javë Kosovën dhe mbarë opinionin publik shqiptar, ku u vra Liridona Ademaj, i dyshuar si organizator për eleminimin fizik të saj i dyshuar ëhstë bashkëshorti Naim Murseli.

Me anë të një reagimi në Facebook Kurti shkruan se vetëm arrestimi i kriminelëve nuk mjafton pas “normat shtypëse patriarkale janë të shpërndara gjerë”.

Sipas tij nëse kriminelët nuk marrin dënimet që meritojnë dhe kësisoj “barra e padrejtësive të sistemit” po bie “mbi supet e grave dhe vajzave”.

Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë. Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore”, shkroi Kurti.

Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin. Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi”, shtoi ai.


Shtuar 3.12.2023 17:56