Arrestime në Komisionin e Rithemelimit para 30 Prillit? Përgjigjet Berisha

Gjatë konferencës me gazetarët, ditën e sotme, ish-kryeministri, Sali Berisha u pyet se ka aludime që para 30 prillit do të ketë arrestime në Komisionin e Rithemelimit dhe më pas rikthehet Basha.

Ish kryeministri i hodhi poshtë këto zëra, duke i cilësuar si përpjekje për t’i dhuruar pushtetin vendor Ramës.

“Gjërat duhet parë në rrafshin politik. Këto përpjekje bëhen për t’i dhuruar Edi Ramës pushtetin vendor. Rama është i pamëshirshëm në agresionin e tij ndaj opozitës. Ju jeni dëshmitar, nuk do doja t’i thoja këto, por nga ajo mbledhje kur Basha dha dorëheqjen doli platforma kur kreu i PD të zgjidhej pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do të ishte kjo për Ramën”, tha Berisha./albeu.com