Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me arratisjen e dy të arrestuarve nga ambientet e shoqërimit.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se shtetasit me ininciale N.L, 29 vjeç dhe E.P, 33 vjeç kanë arritur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Menjëherë Policia u vu në ndjekje të tyre ku u bë i mundur kapja e njërit prej tyre, konkretisht 29-vjeçarit, teksa po vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.
Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..