Armando Broja do të jetë gati për Southampton për ndeshjen e FA Cup, kundër Manchester City. Sulmuesi mori një goditje në sy gjatë duelit kundër Watford.
Në atë moment pati frikë për sulmuesin e kombëtares shqiptare, por nuk ka asgjë serioze dhe kjo konfirmohet dhe nga fakti që ai ka dalë në stërvitje.
Broja duket mirë dhe trajneri Hasanhuttle mund ta llogarisë për të luajtur në fundjavë. /albeu.com