Ylli i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është një nga lojtarët më të përfolur, i cili shpesh herë ka “ngritur peshë” zemrat e tifozëve me golat në fushën e blertë.
Kartonin e tij e zotëron ende një klub i madh si Chelsea, por ky sezon mund të quhet një dështim për të, kjo edhe për shkak të dëmtimeve, ku huazimin tek Everton, jo vetëm që e mbylli pa asnjl gol, por edhe pa asnjë gjuajtje në kuadrat.
Megjithatë, jeta personale përtej futbollit duke se po i shkon “vaj”, pasi është ndarë nga influencerja britanike, Jade Alyssa Wills, Broja nuk ka vonuar për të rigjetur dashurinë, e cila i kishte munguar gjatë kohës që ishte “single”.
Aktualisht, ai është në një romancë me një vajzë shqiptare me origjinë nga Përmeti të quajtur “Sindi” dhe këtë gjë e konfimroi edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.
Broja tha se deri më tani nuk i ka dedikuar asnjë gol asaj, por shpreson që këtë gjë ta bëjë në të ardhmen.
Armando Broja: “Unë akoma nuk i kam dedikuar një gol një vajze, por Inshallah të mundem që t’i dedikoj sa më shumë gola vajzës sime që kam tani”.
Alketa Vejsiu: Vajza jote që ke tani, është shqiptare?
Armando Broja: “Shqiptare”.
Alketa Vejsiu: Shumë mirë! Nga e kemi atë vajzë?
Armando Broja: “Nga Përmeti”.
Gjithashtu, futbollisti shtoi se një ndër planet e tij të së ardhmes, përveç karrierës, është martesa dhe krijimi i një familjeje të bukur e të shëndetshme.
Armando Broja: “Jam i vogël, jam 23-vjeç. Ka kohë dhe për mua për t’u martuar. Plani për mua është që të martohem dhe të bëj një familje të bukur”.