Arjan Çani: Rama po lobon të shpallet Kurti non grata

Marrëdhëniet Kurti-Rama duket se janë krisur, fakt që u konfirmua nga refuzimi i kryeministrit, Albin Kurti, për të takuar kryeministrin Rama, i cili shkoi dje në Prishtinë në kuadër të turit që po zhvillon në pesë vende ë Ballkanit.

Në lidhje me këtë gazetari Arian Çani tha në Euronews Albania se kryeministri Rama po lobon shumë që Albin Kurti të shpallet “non grata”. Ai tha se Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe po bën sikur do ta takojë Kurtin në mënyrë që ta nxjerrë atë si kryeneç e kokëfortë para syve të ndërkombëtarëve.

“Kurti e di shumë mirë se në takim me Ramën, do i uleshin pikë në sondazh. Nga ana e Ramës, rama bën sikur do ta takojë, Rama nuk do ta takojë Kurtin , Rama do ta nxjerrë Kurtin kryeneç, kokëfortë në sytë e ndërkombëtarëve. Sot ndërkombëtarët thonë, ky Kurti mirë që na kundërshton ne po po kundërshton edhe shqiptarin. Ramës i intereson kjo gjë. Madje kanë dalë fjalë se Rama ka kohë që po lobon, pasi Rama ka miqësi shumë të forta te amerikanët dhe jo vetëm që Kurti të shpallet “non grata”. kjo ëhstë luftë e tij. Ka indicie që po lobohet fort në këtë drejtim”, tha Arian Çani.

Kujtojmë se Kurti dy ditë më parë tha se nuk e sheh të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, e cila u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Rama.

Ai tha se “për shkak të anulimit të paarsyeshëm të kësaj mbledhjeje po dëmtohen qytetarët e të dyja vendeve duke mos përfituar nga 13 marrëveshje që ishin planifikuar të nënshkruheshin gjatë saj”.

Kryeministri Rama tha dje para nisjes së vizitës në rajon se ka nënshkruar këto marrëveshje dhe i ka dorëzuar te autoritetet e Kosovës, duke theksuar se me nënshkrimin e Kosovës ato hyjnë menjëherë në fuqi. Ai shfaqi shpresën se kryeministri Kurti pas këtij veprimi do të konfirmojë takimin dypalësh.

Zyra e kryeministrit Kurti njoftoi të enjten mbrëma se marrëveshjet, të cilat mbulojnë siç thuhet bashkëpunimin në siguri, drejtësi, arsim dhe kulturë, janë nënshkruar edhe nga ministrat e qeverisë së Kosovës./albeu.com/