Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT/ Belind Këlliçi publikon banderolën në “Wembley”: E drejta vonon, por nuk harron (VIDEO)

Gati një dekadë nga fati tragjik i adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij edhe pse politika është përpjekur ndër vite, nën udhëheqjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj ta “groposë” në vitet e harresës.

Nga ndeshja Shqipëri-Angli në stadiumin “Wembley” në Londër, tifozët kuq e zi dhe emigrantët shqiptarë kanë shpalosur mbrëmjen e djeshme banderolën me fotografinë e adoleshentit të ndjerë, Ardit Gjoklaj.

“Ardit, ata menduan se nuk ka ZOT! Ne nuk të harrojmë”, thuhet në mesazhin e tifozëve shqiptarë në stadiumin britanik, teksa valëvisin edhe banderolën me foton e tij.

Dhe pikërisht për këtë ka reaguar edhe kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes rrjeteve sociale bën thirrje që dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron!

“Stadiumi Wembley, Londër!!!
Dikush ta njoftojë kreun e 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit Tiranë se e drejta vonon, por nuk harron”!

Ardit Gjoklaj, ne nuk të harrojmë”, shprehet Belind Këlliçi, në videon ku shfaqen pamjet e valëvitjes së banderolës, e cila duhet t’ia trazojë sadopak ndërgjegjen aty në qelinë e Durrësit Erion Veliajt për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, teksa punonte për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familjen.


Shtuar 22.03.2025 10:19