Ardian Çapja transferohet në spitalin e burgut, ka një kërkesë për gjykatën

Ardian Çapja është transferuar në spitalin e burgut, pas shërbimit të marrë në repartin e Kardiokirurgjisë në QSUT.

Nëpërmjet avokatit të tij, Çapja ka kërkuar një masë më të butë të dënimit në Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Kujtojmë që  Çapja u arrestua pak dite më parë gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.

Hetimet u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.


Shtuar 6.04.2021 12:04