Apeli lë në burg prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për prokurorin Sali Hasa dhe të arrestuarit e tjerë.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ka lënë në burg prokurorin Hasa dhe katër të tjerë. Në masën “arrest shtëpie”, gjykata ka lënë vetëm zyrtarin e Përmetit Bujar Haredinaj.

Pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike ranë në përgjime, prokurori Hasa, oficeri i policisë Napolon Hodaj, një arbitër futbolli, drejtues i ekipit të futbollit në Përmet si dhe një ekspert mjeko-ligjor.

Përveç Hasës, në pranga janë  vënë edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim i rremë./albeu.com/albeu.com

 


Shtuar 14.07.2021 15:57

Tags: