Kriza ushqimore po kërcënon pjesën më të madhe të popullsisë së botës.
Në këtë skenar të tensionuar, Kievi akuzon Rusinë për bombardimin e hambarëve të Ukrainës.
Ndërkohë, Kievi rrezikon të bllokojë miliona tonë drithë në Ukrainë, për shkak të një “bllokimi” të porteve nga Rusia.
Ndër të tjera ukrainasit thonë se rusët po u djegin grurin nëpër ara.
Në lidhje me këtë Daily Mail ka publikuar video ku ushtarët ukrainas spërkatin të korrat e grurit me ujë për të shpëtuar grurin nga zjarri,
Ukraina, e njohur gjithashtu si hambari i Evropës, ka disa nga tokat më pjellore të kontinentit dhe furnizon me ushqim pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Bombat ndezëse, të cilat janë ndaluar nga një traktat i OKB-së i nënshkruar nga Rusia, Ukraina dhe 123 vende të tjera , janë përdorur në mënyrë të përsëritur nga forcat e Putinit që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Konventa për disa armë konvencionale ndalon përdorimin e llojeve të caktuara të armëve që konsiderohen se shkaktojnë vuajtje të panevojshme ose të pajustifikuara për luftëtarët ose prekin pa dallim civilët.
Përmbajtja e ndezshme e këtyre bombave digjet në 2200C dhe ndez zjarre që janë të vështira për t’u shuar.
Ato prodhojnë substancën më të nxehtë antropogjene dhe mund të djegin mishin e njeriut deri në kocka.