Valët e detit, që arritën në 20 metra goditën një anije lundrimi norvegjeze me destinacion Britaninë e cila po lundronte në Detin e Veriut.
Pasagjerët e tmerruar shihen të veshur me jelekë shpëtimi duke pritur udhëzime nga stafi.
Rreth 400 persona ndodheshin në bordin e anijes MS Maud, raporton Daily Mail.
Valët e mëdha që solli stuhia Pia shkaktuan probleme serioze për anijen.
Pasagjerët u përpoqën të mbaheshin pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa dallgët goditën anijen.
Kapiteti bërtiti “shtrihuni në dysheme” ndërsa pasagjerët e veshkur me jelekë shpëtimi po prisnin më të keqen.
Edhe kapiteni u desh të largohej nga ura kur tre xhamat u thyen nga dallgët.
Pavarësisht trazirave, vetëm një pasagjer ka mbetur i plagosur.