Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka shpreh shqetësimin e tij në lidhje me mbështetjen e Shqipërisë në BE, ku kjo e fundit sipas një sondazhi ka pasur një ulje nga shtetet e tjera.
Berisha gjithashtu ka shkruar se rënia e mbështetjes për Shqipërinë, vjen si pasojv e nismave të ndërmara nga Edi Rama.
Postimi i Berishës:
Nje renie katastrofale!
Bie nga 35 ne 14% brenda pak muajve mbeshtetja e austriakeve per antaresimin e Shqiperise ne BE.
Miq,
Sipas nje sondazhi te fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) ne muajin korrik, te botuar ne gazeten Die Presse per anetaresimin e Shqiperise ne BE, shifrat kane rene nga 35 per qind qe ishte ne prill në 14 per qind ne korrik.
Kjo renie katastrofale, me 1.5 here brenda disa muajve, e mbeshtetjes per anetaresimin e Shqiperise ne BE eshte shume e rende.
Ajo lidhet me nxirjen e imazhit te vendit nga Edi Rama me nismat e tij te fundit per legalizimin e droges dhe amnistine fiskale per parate e krimit. #sb/albeu.com