Analisti ia thotë copë Ramës: Ti nuk ke mbajtur një grua 4 vite e jo më pushtetin 12 vite! (FOTO LAJM)

“Edi Rama nuk ka mbajtur një grua më shumë se katër vjet jo më të mbajë pushtetin 12 vjet!…”

Ndërkohë që fushata ka nisur ethshëm, analisti Agron Gjekmarkaj ka shpërthyer ndaj Kryeministrit, deri në elementë familjarë.

“Të paditurin e bezdisin , pedagogët , arrogantin e trazojnë krenarët e qëndrestarët, sundimtarin e rrëzojnë njerëzit e lirë! Kjo e fundit do t’i ndodhë Ashikut të të gjitha veseve me 25 Prill!

Edi Rama nuk ka mbajtur një grua më shumë se katër vjet jo më të mbajë pushtetin 12 vjet! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhë dhe do të zërë nën vete siç e meriton një birbo e teveqel i bllokut”, ka shkruar Gjekmarkaj në Facebook.


Shtuar 15.03.2021 18:49