Sherri me grupin e Noizy-t, Meriton Mjekiqi tërhiqet: Mos u merrni më me mua!

Moderatori Meriton Mjekiqi është tërhequr nga sherret e shumta mes reperëve. E gjithë kjo tërheqje e cila nuk pritej, ndodhi pas agravimit të situatës me grupin OTR dhe sulmeve të nisura nga vetë ai në emisionin “Shiko kush Luan”, ku e quanti Noizyn “reperja më e dobët në Shqipëri”.

Por pas shumë sulmesh dhe përgjigjesh të ashpra, Meritoni është tërhequr nga sulmet e njëpasnjëshme.

Ndërkohë së fundmi Meritoni ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku ju ka kërkuar të gjithë reperave që të mos merren më me të, por të sqarojnë gjithë debatet që kanë me njëri-tjetrin.

Ai ju kërkon që të mos e telefonojnë më, sepse në fund të fundit ai është thjesht moderator dhe çdo sherr që kanë reperët duhet ta sqarojnë vetë pa e përfshirë dhe atë në “lojë”.

“Jam duke parë jo Gjoni Black jo s’Gjoni Black… mos ma përmendni më emrin e emisionit tim, por kush ka probleme personale le të shkojnë e të merren me emra të përveçëm, me ata që kanë problem e që shahen. Se unë e kam krijuar emisionin dhe emrin Gjoni Black mos e përmendni se po i bien sikur kam unë problem.

Kush shan le të shkojë e të merret me emër direkt. Emër mbiemër të vet, se prej Gjoni Black hanë e pinë shumë e shumë artistë. Se tek e fundit unë jam moderator, ideator edhe jam njeri prej atyre që gjithmonë jam munduar të rris nivelin e hip hopit dhe të shoëbizit. Problemet zgjidhini me emër e mbiemër tuaj, mos më merrni mua.

Nëse vazhdoni specifikoni unë si Meriton Mjekiqi tërhiqem dhe vazhdoj punën time vetë, se vetë kam krijuar gjithçka. Kështu që me mua mos të merret askush dhe të mos më bjerë njeri në telefon për muhabetet ca shani. Unë rri ku të dua dhe ha çfarë të dua, e kam krijuar rrethin tim, mua mos më telefononi për problemet tuaja, telefononi njëri-tjetrin dhe bëni çfarë të doni”, shprehet Meritoni.

 

 

 


Shtuar 15.03.2021 18:42