Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit.
Autoambulanca është përplasur me një automjet tip Ford dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Ford-it.
Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./Albeu.com/