Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann, është takuar me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani.

Ajo ka bërë me dije në një postim në Twitter se BE mbështet një SPAK të pavarur dhe efektiv.

Më tej ajo shton se lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet faktor kyç për  avancimin e  Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Shkëmbim i mirë me Kryeprokurorin e ri të #SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet faktor kyç për  avancimin e  Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkroi ambasadorja.

/albeu.com