Ambasada amerikane uron Fiter Bajramin: Ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve

Ambasada e Shteteve Bashkuara të Amerikës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajram.

Ambasada nënvizon në urim se ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin”, shkruan ambasada.


Shtuar 13.05.2021 09:31