“Alibeajt nuk ia falim kurrë”, Noka: Gjyqtarët që i dhanë vulën janë kërcënuar me jetë

Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar sot se nuk do t’ia falë Alibejat atë që i ka bërë logos së Partisë Demokratike.

Duke e cilësuar tragjedi për demokracinë, situatën në të cilën ndodhet opozita prej kohësh, Noka theksoi se nuk do ta falin “përdhunimin e logos së PD-së”.

Noka: Po merremi me faktin sepse është tragjedi për demokracinë. Ajo logo, ajo parti ka përmbysur regjimin komunist. Përdhunimin e asaj nuk e falim kurrë. Mund të falim përdhunimin e bravës dhe të Alibashës, por përdhuinimin e asaj logos nuk ia falim kurrë.

I ftuar në “Euronews” ai u shpreh se gjyqtarët që i dhanë vulën Alibeajt janë kërcënuar me jetë.

Noka: Ata gjyqtarë janë kërrcënuar me jetë. Treshja e gjyqtarëve është kërcënuar me jetë, me familje, me karrierë. Ata që u detyruan të merrnin vendim t’ia japin logon pengun. Janë kërcënuar dhe kanë shkuar kërcënimie shumëfishe. Shko pyeti, jo nga ne. Unë nuk jam për të kërcënuar, problemin e kam me Edi Ramën./Albeu.com/