Alibeaj-mazhorancës: Po vidhni në tavolinë zgjedhjet lokale të 2023

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelej Alibeaj akuzoi mazhorancën se nuk ka asnjë raport për sa i përket reformës territoriale, të cilën PS ka vendosur ta lërë të pandryshuar.

Sipas Alibeajt, bashki të falimentuara, bashki pa shërbim, transport publik dhe bashki që vendosin taksë në mes të pyllit, është reforma e bërë nga mazhoranca.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/695081218707181

“Me rilindjen urbane i keni shndërruar bashkitë në kopje të njëra-tjetrës. Bashki pa tradita, që po shpopullohen. Prandaj është e nevojshme që të rishihet reforma territorial. Bashki pa demokraci lokale, këtë nuk e kuptoni ju. Pushteti vendor, nëse ka një vlerë është pikërisht kjo. Pushteti që i jepet qytetarëve që të kontrollojë kryetarin e bashkisë”, tha Alibeaj.