Ali Ahmeti ia merr këngës pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi (VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është xhiruar duke kënduar këngë patriotike shqiptare pasi që u mor vendimi historik në parlamentin e Maqedonisë për t’u votuar propozimi francez.

Në videon e mëposhtme, Ahmeti shihet teksa këndon në ulëset e pasme të një makine.

Ahmeti pas votimit reagoi duke thënë se Maqedonia nuk është Ukrainë dhe as Europa Rusi, që lideri i opozitës të dalë në protesta i veshur me bluzë të gjelbër si një “wannabe Zelenksy nga Ali Express”.

“Sot ngadhnjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhënjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa. Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”, ka shkruar Ahmeti.

Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.


Shtuar 16.07.2022 17:18