Aleatët dhe partnerët e NATO-s synojnë të rrisin mbrojtjen ajrore të Kievit pas sulmeve raketore ruse

Më shumë se 50 vende do të mblidhen në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel sot për të diskutuar për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, dy ditë pasi raketat ruse shënjestruan qytete në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Mbledhja shënon takimin e parë të madh të NATO-s që kur Moska aneksoi disa territore ukrainase, njoftoi një mobilizim dhe lëshoi kërcënime të fshehta bërthamore, lëvizje që aleanca i ka klasifikuar si një përshkallëzim i qartë i luftës që filloi me pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.


Shtuar 12.10.2022 12:09