Albin Kurti refuzoi ndihmën për vaksinat, Rama reagon dhe nuk mungojnë thumbat

Kryeministri Edi Rama që në nisje të vaksinimit në Shqipëri deklaroi se do të ndihmojë Kosovën me vaksinimin, në një kohë kur qeveria kosovare nuk kishte marrë asnjë dozë nga BE.

Por pavarësisht gatishmërisë  për ndihmë, qeveria kosovare më në krye Albin Kurtin deklaroi se nuk do të marrë asnjë dozë nga qeveria shqiptare e cila ofroi vaksinën Sinovac nga Kina.

Kjo për arsye pasi kjo vaksinë nuk është e certifikuar nga EMA dhe për shkak se pozicioni i Kosovës ende është delikat dhe mund të marrë vaksina vetëm nga shtetet të cilët e njohin atë.

Mbrëmjen e sotme në “LOG” kryeministri Rama deklaroi se e respekton vendimin e Kosovës për vaksinimin duke thumbur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Pastaj Albin Kurti më dërgoi mesazh se kishin marrë një sasi nga Covax. Me fushatën në Shqipëri merret Albin Kurti unë nuk merrem me fushatë në Kosovë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit.

Nuk e gjykoj fare refuzimin që bënë autoritetet në Kosovë. E respektoj kryeministrin pavarësisht si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes mjafto që të mos shpifi siç ka bërë në të shkuarën një kryeministër më parë…”- tha Rama. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 22:10