Gjatë seancës parlamentare në Kosovë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Ai u shpreh se Kosova do të aplikojë edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Europës.
“Kemi filluar përgatitjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, tashmë e kemi bërë të ditur se këtë vit do të aplikojmë për anëtarësim në BE, secili qytetar i Kosovës duhet të ketë të drejtën të ankohet në instanca gjyqësore më të larta ndërkombëtare, prandaj bëhet e natyrshme që të aplikojmë edhe në Këshill të Evropës”, tha Kurti.
Sipas tij, siguria është kyçe për Kosovën, ndaj përafrimi me NATO-n është një detyrë tepër e rëndësishme për qeverinë.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se fushata e nisur nga Serbia për ç’njohje nuk ka pasur sukses./albeu.com