Avioni i pasagjerëve të linjës Varshavë-Dubai bëri ulje të detyruar në aeroportin Esenboga në Ankara për shkak të alarmit për bombë.
Sipas një burimi anonim për AA, bëhet e ditur se avioni i përkiste kompanisë ajrore “Fly Dubai”, i cili bëri ulje të detyruar në kryeqytetin turk në orët e hershme të mëngjesit.
Ekuipazhi dhe 161 pasagjerët u evakuuan nga avioni ndërsa organet kompetente kryen kontrolle të detajuara të avionit dhe bagazhit, raporton Anadolu Agency.
Pas kontrollit u konstatua se bëhet fjalë për alarm të rremë për bombë, pas së cilës udhëtarët dhe ekuipazhi u kthyen në avion i cili vazhdoi fluturimin drejt destinacionit të planifikuar.