Vatikani është alarmuar sot nga një person, i cili me thikë ka kërcënuar njerëzit dhe bërtiste para kishës së Shën Pjetrit duke thënë: “Do t’ju vras të gjithëve”.
Të tmerruar, turistët filluan të vraponin, ndërsa policia arriti të çarmatosë 46-vjeçarin dhe ta arrestojë.
Sipas mediave italiane, 46-vjeçari kishte në çantën e tij edhe tetë thika të tjera./albeu.com