Raportimet për bomba në 12 lokacione në Beograd janë dërguar në adresën e emailit të disa mediave në Serbi.
Kështu së paku raportojnë mediat e këtij vendi, sipas të cilave, në emailin e dërguar nga një adresë e gmail, thuhet se bombat janë vendosur në disa lokacione.
Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për një konvikt studentor, Ambasadën e Bjellorusisë, në restorantin KFC, në aeroportin “Nikola Tesla”, në Qendrën Tregtare Delta City dhe lokacione të tjera në Beograd.
Për këtë kërcënim është njoftuar policia, konfirmohet për N1.