Alarm në Kopshtin Zoologjik të Tiranës: Kafshët vuajnë të sëmura, pa ujë dhe nën temperatura përvëluese

Pamjet e siguruara këtë të martë nga News24 dhe Balkanweb në Kopshtin Zoologjik të Tiranës tregojnë kafshë të sfilitura, të drobitura dhe të sëmura. Ndërsa temperaturat arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ato kërkojnë të strehohen në ato pak zona me hije që mund t’i mbrojnë nga rrezet përvëluese, brenda një mjedisi aspak të ngjashëm me habitatin e tyre natyror.

Nga i nxehti dhe etja shihen duke vuajtur arinjtë, luani dhe ujku, por edhe kafshë të tjera, mes tyre lopët dhe kuajt. Hapësirat ku mbahen krijojnë dukshëm dyshime nëse plotësojnë kushtet minimale që nevojiten për të përballuar valën e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë vendin gjatë këtij gushti.

Të lidhura

None found

Mungesa e ujit të mjaftueshëm dallohet menjëherë, ndërsa gjendja në të cilën ai ndodhet ngre pikëpyetje edhe për higjienën. Megjithatë, një tjetër skenë e bën situatën edhe më alarmante.

Në zonën e tij të rrethuar, një prej ujqërve të Kopshtit Zoologjik shfaqet me plagë të dukshme në trup. Nuk dihet nëse kafsha po trajtohet nga veterineri me kujdesin e nevojshëm.

Kafshët nuk janë në gjendje të shprehin se kanë etje, se po mundohen nga temperaturat e larta apo se ndiejnë dhimbje. Ato nuk mund të largohen prej aty dhe as të kërkojnë ndihmë. Për këtë arsye, kur vendi përballet me ditë përvëluese, shtohet edhe më shumë përgjegjësia e njerëzve dhe institucioneve për mirëqenien e tyre. Kush i ka vendosur në ato hapësira, duhet t’u sigurojë kushtet bazë të jetesës, përkujdesjen dhe mbrojtjen që u takon.

Çdo ditë, Kopshti Zoologjik i Tiranës frekuentohet nga qytetarë dhe turistë. Por ajo që paraqitet sot nuk është vetëm e pakëndshme për t’u parë; është një situatë shqetësuese dhe alarmante, e cila nuk duhet të harrohet si një lajm i zakonshëm i ditës. Këto pamje duhet të nxisin kontroll, transparencë dhe mbajtje të përgjegjësisë nga institucionet.

Brenda rrethimeve nuk ndodhen sende të vendosura për ekspozim, por qenie të gjalla. Ato mbahen në një vend prej të cilit nuk mund të ikin dhe ku nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për nevojat e tyre. Meqë njeriu i mban aty, atij i takon edhe detyrimi për t’u krijuar kushte dinjitoze jetese.

Dashuria dhe kureshtja e njerëzve për kafshët, të shprehura përmes vizitave, mund të justifikojnë ekzistencën e një kopshti zoologjik. Megjithatë, ato nuk mund të përdoren kurrë si arsye që kafshët që jetojnë brenda tij të vuajnë.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomvbettr girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom