Akuzohet se ngacmoi nxënëset, lihet 40 ditë në burg mësuesi që u dhunua në Tepelenë

Kleanth Laçi, mësuesi që u dhunua pak ditë më parë dhe akuzohet për ngacmin seksual, është lënë në burg për 40 ditë nga Gjykata.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës.

Mësuesi mohon ta ketë ngacmuar seksualisht nxënësen e tij, vëllai i së cilës e dhunoi bashkë me persona të tjerë.

Laçi do të vuajë dënimin menjëherë pasi te dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës ku po kurohet pas dhunës së ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 10:39