Foto ilustruese
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin me iniciale M.R, 23 vjeç me akuzën e përdhunimit të një 13-vjeçareje.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Njoftim policie
Arrestohet nga Policia e Korçës një 23-vjeçar me akuzën e përdhunimit të një të miture.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vepër të cilën ky shtetas dyshohet se e ka konsumuar me një 13-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme./albeu.com