Miliarderi Elon Musk mohoi akuzat se ai kishte ngacmuar seksualisht një stjuardesë të ‘SpaceX’ në vitin 2016.
Komentet Musk i bëri përmes një serie postimesh në Twitter.
“Unë kam një sfidë për këtë gënjeshtar që pretendon se shoqja e tij më pa ‘të ekspozuar’ – përshkruaj vetëm një gjë që nuk dihet nga publiku. Ajo nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, sepse nuk ka ndodhur kurrë”, -shkroi në Twitter CEO i Tesla dhe SpaceX .
Tweet-i vjen pasi ‘Business Insider’ raportoi se SpaceX pagoi 250,000 dollarë në vitin 2018 pasi një stjuardesë e SpaceX pretendoi se Musk e ngacmoi seksuale. Sipas akuzave Musk ishte ekspozuar ndaj saj me organin gjenital në ereksion, e kishte fërkuar në këmbë pa i marrë leje dhe i kishte ofruar t’i blinte një kalë nëse ajo i kryente një masazh erotik, sipas intervistave e dokumenteve të publikuara nga Business Insider.
Incidenti në fjalë kishte ndodhur në 2016 dhe marrëveshja ishte arritur në 2018. Sipas deklaratave vajza pas punësimit ishte këshilluar të trajnohej si masazhatore që t’i bënte masazhe Musk. Në një prej këtyre masazheve në avionin e Musk, Gulfstream, ai i kishte bërë propozimet e padenja.
Stjuardesa që nuk përmendet me emër nga ‘Insider’ thotë se i ishte kërkuar të shkonte në kabinën e Musk gjatë një fluturimi drejt Londrës, për t’i bërë “masazh të plotë trupor”. Kur hyri në dhomë ajo gjeti Musk “tërësisht të zhveshur, përveç një çarçafi që i mbulonte pjesën e poshtme të trupit”.
Në deklaratë thuhet se gjatë masazhit Musk “i ekspozoi organet gjenitale” si dhe “si dhe e preku dhe i ofroi t’i blinte një kalë nëse do të bënte ‘më shumë’. Por stjuardesa, e cila eshte amatore kuajsh, kishte refuzuar dhe vazhdoi me masazhin pa aktivitet seksual.
Në deklaratë thuhet se pas incidentit stjuardesa ndjehej se po lihej e distancuar në punën e saj “duke u shtyrë të largohej pasi kishte refuzuar të prostituonte veten”.