Akuzat për firma false për thirrjen e Kuvendit, Berisha sqaron pse nuk i bën publike

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja në Librazhd u është përgjigjur të gjithë atyre që thonë se 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor janë flasë.

Basha tha se firmat nuk janë false, dhe sqaroi tre pengesat pse nuk bëhen publike.

“Lidhur me firmat, jo vetëm që janë 4200 por e vërteta është se po shkojnë drejt 5000. Pse ne nuk  i publikojmë? Ka tre pengesa të mëdha ligjore. E para, ligji i të dhënave personale. E dyta, neni kushtetues që mbron të dhënat personale, e treta, Konventa Europiane e Të Drejtave të Njeriut që nuk lejo publikimin e të drejtave personale”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 17:49