Sëmundjet mendore ‘shpëtojnë’ monstrat që vrasin? Alarmet që trondisin

Vrasjet e kobshme nga të rriturit ndaj fëmijëve minorene ishte tema e diskutimit këtë të premte në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, marrë shkas edhe nga gjarja e dhimbshme e ndodhur në Fier disa ditë më parë. Pjesë e diskutimit ishin dy gazetarët e kronikës Ermal Vija e Glidona Daci, dhe psikologia Arjola Manreku.  Dy gazetarët ndanë përvojën e tyre sa i takon ngjarjeve të ndodhura në vite, po ashtu nënvizuan mungesën e dështimit të shumë hallkave institucionale.   Ndalur tek vrasja makabre e Fierit Vija theksoi se:  “Intitucioni që është burgu, po them intitucioni i vuajtjes së dënimit, ka dështuar në risjelljen e tij në jetën e përditshme pasi jemi përballë faktit që ai ka kryer një tjetër vepër penale tepër të rëndë. Burgu nuk është vetëm për të mbajtur mbyllur në qeli personat e dënuar, por në fund duhet të jenë të rehabilituar. Kanë dështuar edhe hallkat e tjera si bashkia, kryetari i bashkisë doli pas ngjarjes duke thënë se personin e kemi punësuar në bashki por ai është larguar.”

Ndërsa sa i takon mënyrës së menaxhimit apo dhënies së dënimit Ermali nënvizoi: “Mendoj në rastin konkret do të ketë një dënim ekstrem siç është dënimi kapital, ai me burg të përjetshëm. Mendoj se drejtësia do të bëj atë që ka në dorë duke u ballafaqur me provat. Ai e ka pranuar vetë krimin, është pothuajse 100% e zbardhur. Dhe është një krim që dënohet me burgim të përjetshëm dhe të mos gjykohet si person me problem të shëndetit mendor.”

Ndërkohë gazetarja Daci theksoi se nuk ka pasur raste ku personat e denuar për vepra të rënda penale të jenë liruar për shkak të shëndetit mendor, por është diçka që po futet së fundmi në sistemin e drejtësisë.

“Të paktën për veprat e rëndë penale nuk ka pasur lirime për shkak të shëndetit mendor por është një kartë që po futet rëndomë në sistemin e drejtësisë dhe përdoret nga personazh për r’i shpëtuar dënimit.”.

Nga ana tjetër psikologia Arjola Manreku në raste të tilla janë shumë hallka që luajnë rolin kryesor, duke filluar me komunitetin apo banorët e një zone dhe lagje.  “Shoqëria dhe komuniteti ka shumë rëndësi sepse banorët duhet të reagojnë. Pas ngjarjes kanë filluar të tregojnë historitë e tyre, ku të gjithë e njihnin dhe askush nuk reagonte.  E kanë ditur që është person me probleme mendore dhe kanë thënë “he se ai është budallai i lagjes dhe përderisa nuk ka cënon nuk po reagojmë”.

Më shumë ajo shtoi se strukturat dhe institucionet janë të mirëngrutura dhe funksionale, por ajo që duhet parë ëstë dëshira, vullneti dhe se sa presion ushtron pushteti ndaj këtyre strukturave.


Shtuar 19.11.2021 17:49