Aktet shoviniste të kombëtares serbe në Katar 2022, Berisha reagon ashpër: Të përjashtohet nga kampionati

Pas ankesës së Federatës Kosovare të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike ne raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes të Serbisë para ndeshjen me Brazilin, FIFA ka nisur hetim.

Paraditen e sotme një reagim të ashpër ka bërë edhe ish-kryeministri Berisha, i cili kërkon përjashtimin e menjëhershëm të kombëtares serbe nga Botërori.

Po ashtu Berisha nuk lë pa akuzuar edhe kryeministrin Rama për heshtjen dhe e cilëson si vasal të Aleksadër Vuçiç.

Postimi i plotë:

Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama./albeu.com


Shtuar 27.11.2022 09:48