Ngjela “zbardh” skemat e SPAK: Tani po arrestojnë majtas, kur të kalojnë djathtas do të ketë emra VIP

Aksioni i SPAK në Lushnje ku u vunë në pranga 11 persona, mes tyre edhe kryebashkiaku i Bashkisë Fatos Tushe, ka sjellë reagime të forta.

Avokat Spartak Ngjela, në një lidhje direkte me emisionin “Breaking” në Top News, foli për valën e arrestimeve në Kadastrën e Lushnjes si dhe kryebashkiakut Fatos Tushe pas akuzave për korrupsion.

“Duken shenjat që SPAK po godet majtas, të shohim se kjo është lufta anti-korrupsion. Kjo është skemë e nxjerrë nga Napoleon Bonaparti, kur frenoi terrorin në Francë, i ra majtas, se ai dhe revolucioni ishin majtas.

Duke thënë se nuk është me tendencë, pastaj i ra dhe të djathtëve, i bëri copë dhe ata. Kur janë të inkriminuar të dy palët, e fillojnë nga ata që janë në pushtet,” tha Ngjela.

Pse nisi nga Lushnja?

“Se nga fillojnë e dinë ekspertiza, as gazetarët as juristët, askush nuk e di përveç kriminalistëve. Pse nuk e bëri revolucionin Meta me Saliun?

Ne presim revolucioni të vijë në qendër, ne s’na intereson Lushnja. Këtë luftë e drejton FBI, ne jemi nën drejtimin e tyre. Por krimi duhet goditur me të dhëna, se pastaj gjykata të thotë je i pafajshëm. SHBA e drejton SPAK-un.

Deri në Fier nuk kanë prekur ish-kryeministrat, pastaj kryeqendra e krimit është nga Vlora në Sarandë, aty kanë futur duart.

Deri në Fier këta do thonë është gënjeshtër, kur të vejë në Vlorë, do maten mirë, se aty është një nga qendrat. Flas për bregdetin, korrupsioni është shpërndarë kudo,” u shpreh Avokat Ngjela. /albeu.com/


Shtuar 6.07.2021 12:07