Janë zbardhur detaje të reja nga kontrollet e ushtruara natën e kaluar nga forcat RENEA, me urdhët të SPAK, në qytetin e Shkodrës.
Burime për mediat, bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar në banesat e Safet Bajrit, i cili ndodhet në liri, dhe dy vëllezërve të tij të cilët ndodhen në burg Behar dhe Enver Bajrit.
Mësohet se Bajrave gjatë kontrolleve, u janë sekuestruar 5 automjete të blinduara, si edhe një shumë parash.
Burime për mediat bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar nga SPAK, jo vetëm në lidhje me masakrën me 4 viktima të Dobraçit, por edhe me një procedim të ri penal të nisur nga Prokuroria e Posaçme.
Gjithashtu, mësohet se kontrolle janë ushtruar edhe tek disa personazhe të tjerë të krimit, të cilët mbaheshin nën vëzhgim pas ngjarjeve të fundit kriminale të regjistruar në Shkodër.