Aksidentoi familjen me G-Glass, 39-vjeçari ishte gjobitur 8 herë, 3 javë me parë ishte shoqëruar nga polica (VIDEO)

Një aksident i rëndë tronditi Tiranën ditën e sotme, ku një makinë “G-Class” përplasi në mes të rrugës një familje, prindërit dhe foshnjën e tyre 3-muajshe në rrugën e Kavajës.

Ai tashmë përfundoi në pranga nga policia, ndërsa është arrestuar vetëm 3 javë më parë nga policia duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të uniformave blu, 39-vjeçari Ajas Sulejmani nuk është një emër i panjohur, jo vetëm për shkakun se kërkohej nga Britania ku akuzohet për trafik droge, por ai , është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ju informojmë se:

Pas një pune intensive hetimore, u bë i mundur lokalizimi i shtetasit A. S., në një spital privat, dhe më pas shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe arrestimi i tij.

Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit.

Po ky shtetas është shoqërur tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.