Aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave, kjo është makina e shkatërruar me të cilën po udhëtonin 3 të rinjtë në Durrës

 

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë – Durrës, ku për pasojë humbën jetën dy vajza, njëra e indetifikuar si Silva Gjergji, ndërsa viktima tjetër nuk është identifikuar ende.

Ndërsa po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë shoferi 26-vjeç, Arbër Tivari.

Së fundmi ka ardhur edhe pamjet e tmerrshme pak pas aksidentit, ku dukat makina e shkatërruar plotësisht.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja  tjetër ende e  paidentifikuar  që ndodheshin në automjet.

Ndërsa shtetasi A. T,  është transportuar  në spital  në gjëndje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën./albeu.com